Tërmet në Lezhë, lëkundje të forta! Frikë te qytetarët, dalin jashtë banesave (video)

Tërmet në Lezhë, lëkundje të forta! Frikë te qytetarët, dalin jashtë banesave (video)

October 17, 2021 0

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Lezhë, duke ngjallur frikë te banorët. Sipas IGJEUM, lëkundja ishte e forcës 4.8 ballë, me thellësi 20 kilometra dhe me epiqendër 16 kilometra në verilindje të Shëngjinit.

Lëkundjet u regjistruan në orën 22:13 me kohen lokale, ndërsa u ndjenë edhe në zonat përreth Lezhës e deri në Tiranë.

Të frikësuar, banorët në Lezhë kanë dalë jashtë shtëpive, ndërsa paraprakisht nuk flitet për dëme të shkaktuara. revista.one/