“Bota do të dijë më pak ç’po ndodh në Gaza”, u godit selia e gazetarëve (video)

“Bota do të dijë më pak ç’po ndodh në Gaza”, u godit selia e gazetarëve (video)

May 15, 2021 0

Të shtunën pasdite, ushtria izraelite telefonoi pronarin e ndërtesës dhe paralajmëroi që një sulm me raketa do të ndodhte brenda një ore. Personeli i agjencisë amerikane te lajmeve AP dhe banorët e tjerë evakuohen me shpejtësi.

Shpejt më pas, tre raketa goditën ndërtesën dhe e shkatërruan atë, duke lënë pas në një re gjigante pluhuri.

“Bota do të dijë më pak për atë që po ndodh në Gaza për shkak të asaj që ndodhi sot,” tha Presidenti i AP dhe drejtori Gary Pruitt në një deklarate. “Ne jemi të tronditur dhe të tmerruar që ushtria izraelite do të shënjestrojë dhe shkatërrojë ndërtesën që strehon zyrën e AP dhe organizatat e tjera të lajmeve në Gaza.”

“Ky është një zhvillim tepër shqetësues. Ne shmangem per pak një humbje të tmerrshme të jetës ”, tha ai, duke shtuar se AP po kërkonte informacion nga qeveria izraelite dhe ishte e angazhuar me Departamentin e Shtetit të SH.B.A.

Izraeli goditi Rripin e Gazës me sulme ajrore të Shtunën, në një përshkallëzim dramatik që përfshiu bombardimin e shtëpisë së një udhëheqësi të lartë të Hamasit, duke vrarë një familje me 10 vetë në një kamp refugjatësh – shumica prej tyre fëmijë – dhe duke bere pluhur një shumëkatëshe që strehonte The Associated Press dhe media të tjera.

Nga një i dërguar të SHBA në terren, thirrjet u rritën për një armëpushim pas pesë ditësh sakatimi që kanë lënë të paktën 145 palestinezë të vdekur në Gaza – përfshirë 41 fëmijë dhe 23 gra – dhe tetë të vdekur në anën izraelite. Presidenti i SHBA Joe Biden, i cili ka bërë thirrje për ndalim te luftimeve, ka mbështetur fushatën e Izraelit, foli veçmas në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Por Izraeli i shtoi sulmet e tij, duke u zotuar të shkatërrojë aftësitë e luftetareve të Hamasit në Gaza. Java e dhunës vdekjeprurëse, e nisur nga një raketë Hamas të hënën, erdhi pas disa javësh tensionesh në rritje dhe masave të ashpra izraelite në Jeruzalemin e diskutuar.

Që kur filloi konflikti, Izraeli ka rrafshuar një numër të zyrave dhe ndërtesave më të larta të banimit të Qytetit Gaza, duke pretenduar se ato strehojnë elementë të infrastrukturës ushtarake të Hamasit. Të Shtunën, u godit ndërtesa 12-katëshe al-Jalaa, ku ndodhen zyrat e AP, rrjeti televiziv Al-Jazeera dhe media të tjera, së bashku me disa kate apartamentesh. revista.one/