Bravo Anxhela! Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovizion 2021

Bravo Anxhela! Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovizion 2021

May 20, 2021 0

Shqipëria mes 10 shteteve që ia dolën të kualifikoheshin sonte për në finalen e madhe të Eurovizionit.

Në edicionin e sivjetëm të Eurovisionit u përfaqësua denjësisht nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.

Ajo këndoi e 11-ta me radhë, duke bërë një interpretim të shkëlqyer të këngës në gjuhën shqipe.
Kjo është lista e plotë e shteteve të kualifikuara nga nata e dytë gjysmëfinale për në finalen e Eurovision 2021:

Shqipëria
-Serbia
-Bullgaria
-Moldavia
-Portugalia
-Islanda
-Zvicra
-San Marino
-Greqia
-Finlanda. 

revista.one/