Bregoviç po shkon shtrenjtë! Thirrje nga Kosova për anulim pushimesh në Shqipëri!

Bregoviç po shkon shtrenjtë! Thirrje nga Kosova për anulim pushimesh në Shqipëri!

August 5, 2021 0

Ftesa që i është bërë artistit boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic, për të kënduar në Korçë, ka revoltuar artistët shqiptarë.

Organizatorët e edicionit të sivjetmë të eventit të ashtuquajtur “Festa e Birrës” në Korçë, janë shprehur se Bregovic është i ftuar nderi në natën finale të ngjarjes. Ndërsa Bashkia e Korçës ka bërë një lloj tërheqje duke deklaruar se nuk ka vendosur akoma për listën e këngëtarëve.

Një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë në opinion e as nga shumë artistë shqiptarë, të cilët kanë reaguar mbi këtë çështje.

Këngëtarja Vesa Luma vetëm pak pasi publikoi një mesazh të tmerrshëm që kishte pranuar nga një ndjekës me ofendime në baza etnike, vendosi që të publikojë në InstaStory një tjetër moment të veçantë nga karriera e Bregovicit.

Bëhet fjalë për pranimin e mirënjohjes nga presidenti serb Alaksandar Vuçiq në Beograd, i cili e kishte dekoruar artistin boshnjak në shkurt të këtij viti.

Si për të ironizuar me situatën, këngëtarja nga Prishtina ka shkruar “Urime urime” në postimin e bërë në InstaStory.

Bregovic në vitin 2006 ka marrë nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë, “Çelësin e Tiranës”. Ndërkohë lidhur me ngjarjen në fjalë, në rrjetet sociale ka filluar një fushatë e cila po shpërndahet edhe nga figurat publike, ku kërkohet bojkotimi i kësaj ngjarje, ku i ftuar nderi është një artist serb.

Moderatorja e njohur shqiptare, Fatma Haxhialiu, u shpreh e revoltuar ndaj këtij lajmi duke i lutur vëllezërit e motrat nga Kosova që të anulojnë pushimet e shpenzimet në Shqipëri.

Sot, ne bote cancel culture, ku fansat anullojne koncerte dhe kompani gjigande prishin kontratat e imazhit me personazhe te medhenj, kur keta te fundit prekin qofte dhe me batute nje komunitet te caktuar, eshte gjeja me normale!
Sot me shume se kurre vleresohet me shume “te qenit njeri” perpara te qenit artist!

Sot, artistet masin mire cdo fjale, sepse njerezit nuk falin!!!
Njerezit ashtu sic e ngrejne, ashtu dhe mund ta fundosin nje artist, sepse artisti nuk jeton dot pa publik, merr fund!!!

Nderkohe … ne Shqiperi luhet Ceca e Arkanit dhe ftohet per te trazuar ujerat Kallashnikovi i preferuar i shkjaut!!!

Ka do zera qe flasin per art e se arti nuk ngaterrohet me politike, artin degjojani ne arena te tjera sa t’ju doje qejfi, po boll provokuat debate te liga qe ende lendojne plaget si dje!

Sa kohe nje artist nuk distancon artin e vet nga politika, atehere dhe arti i tij eshte po aq i felliqte!!!!
Varret jane akoma hapur, nenat e bijve te zhdukur pa varre jane ende gjalle, viktimat e perdhunimit, jetimet, te gjymtuarit po ashtu… sa turp per ty Shqiperi!

E per t’ju kthyer kultures cancel, une i kisha lut vellezerit e motrat e Kosoves te anullonin cdo pushim e cdo shpenzim ne nje vend, qe jo vetem nuk i respekton, por i ngul thiken ne plage ne menyren me te neveritshme!!!”, ka shkruar ajo. revista.one/