Bruno ndahet nga e dashura live në emision: Plas sherri, Ana nuk përmbahet me mallkime

Bruno ndahet nga e dashura live në emision: Plas sherri, Ana nuk përmbahet me mallkime

April 22, 2022 0

Bruno Shemsho, djali simpatik i cili u bë i njohur për publikun disa muaj më parë, pas pjesëmarrjes në neje show televiziv, gjeti dashurinë në krahët e bukuroshes Floriana Gjini, e njohur ndryshe si Ana.

Por duket se nuk ka zgjatur shumë mes tyre, sepse Bruno vendosi të ndahet nga Ana. këtë e bëri live gjatë transmetimit të emisionit ‘Glamour Zone’ nga Ester Bylyku.

Brunos iu kërkua të t’i bënte një lojë Florianës. Ai duhej ta telefonte dhe t’i kërkonte ndarjen pasi sipas tij, ai është rikthyer me ish-partneren e mëparshme.

Ish-konkurrenti pati dyshime se si do të ishte reagimi i partneres së tij por çdo gjë ndodhi komplet ndryshe. Pasi i tha se duhej të ndaheshin, Floriana  u duk se e mori me shumë sportivitet situatën dhe u shpreh se nuk e besonte Brunon.

Në një moment ajo ‘shpërthen’ në të shara teksa Bruno i thotë se është rikthyer me ishin.

Dhe pse ai po përpiqej të ruante seriozitetin, ish-konkurrentja nuk ra pre e lojës. Ajo u shpreh se e njeh shumë mirë partnerin e saj dhe se ai kurrë nuk flet për diçka serioze në telefon por takohen ballë për ballë.

Ajo nuk është përmbajtur gjatë telefonatës së tyre, e cila e ka shoqëruar bisedën duke i thenë Brunos ‘të plaçin damarët e trurit’ si dhe ‘të rëntë damllaja.’

Sigurisht që kjo ishte lojë sepse çifti është shumë i dashuruar.

I pyetur nga Ester Bylyku, nëse e ka prezantuar me familjen , Bruno u përgjigj: ‘Jo, nuk kanë arritur gjërat në atë pikë, as nga ana ime, as nga ana saj. Jemi akoma në fillimet tona.’

Bruno Shemsho, së fundmi ka folur për puthjen që ka ndarë disa vite mëparë me këngëtaren Arilena Ara.

Ester Bylyku: Ti ke ndarë një puthje në buzë me Arilena Arën, ma përshkruaj si u ndjeve në ato momente?

Bruno Shemsho: Nuk ishte ndonjë ndjesi e veçantë. Edhe pas puthjes nuk kemi folur fare. Unë dhe Arilena jemi në të njëjtën palestër, dhe nuk flasim, e kemi harruar njëri tjetrin.