Bruno nxjerr një video: Është Mevlani me Filloretën në një takim jashtë Për’puthen

Bruno nxjerr një video: Është Mevlani me Filloretën në një takim jashtë Për’puthen

April 16, 2022 0

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale pretendohet se Mevlani dhe Filloreta kanë kontakte jashtë programit Për’puthen. Mevlani dhe Filloreta prej javësh po përpiqen të krijojnë një histori të tyren në “Për’puthen”, Vajza që mbërriti nga Zvicra, deklaroi që natën e parë se ishte bërë pjesë e formatit vetëm për Mevlanin.

Por që atëherë situata mes tyre ka qenë dinamike, duke shpërthyer herë pas here edhe në përplasje. gjithsesi, pas realitetit televiziv, ndryshe është marrëdhënia e tyre. Këtë fakt e ka bërë publike Bruno, i cili ka dalë nga programi pas njohjes me Anën. Në një video të publikuar, Bruno pretendon se ka filmuar Mevlanin ku përkrah tij qëndron edhe Filloreta. Në fakt ajo nuk duket qartë. Mbetet në dorë të Mevlanit që ta shpjegojë situatën.

Ndonëse është pjesë e rregullave, që ata nuk duhet të takohen jashtë emisionit, dy të rinjtë duket se nuk e kanë respektuar këtë rregull. Për një moment konkurrentja përpiqet të fshihet në video, pra nuk duket qartësisht që qëndron në krah të Mevlanit. Mbetet për t’u parë nëse produksioni do t’i “hetojë” për mosrespektimin e rregullave të vendosura prej tyre. revista.one/