Bullgaria fiton për herë të parë Eurovisionin, ja renditja e 25 shteteve finaliste

Bullgaria fiton për herë të parë Eurovisionin, ja renditja e 25 shteteve finaliste

May 17, 2026 0

Të shtunën e 16 majit u mbajt finalja e Eurovision 2026, një prej ngjarjeve më të mëdha evropiane të industrisë së muzikës.

Spektakli u zhvillua drejtpërdrejt nga “Wiener Stadthalle” në Vjenë të Austrisë, vendi që e mirëpriti edicionin e këtij viti pasi kishte fituar vitin e kaluar.

Në këtë mbrëmje të madhe u ngjitën në skenë plot 25 shtete, të cilat garuan për të fituar trofeun e këtij viti, ndërsa Shqipëria u prezantua nga Alis me këngën “Nan”, i cili e renditi Shqipërinë në vendin e 13-të në këtë finale.

Ndërkohë, fituese e këtij edicioni u shpall Bullgaria, e përfaqësuar nga artistja DARA me këngën “Bangaranga”.

Renditja e plotë finale (Eurovision 2026)

  1. Bullgaria – 516
  2. Izraeli – 343
  3. Rumania – 296
  4. Australia – 287
  5. Italia – 281
  6. Finlanda – 279
  7. Danimarka – 243
  8. Moldavia – 226
  9. Ukraina – 221
  10. Greqia – 220
  11. Franca – 158
  12. Polonia – 150
  13. Shqipëria – 145
  14. Norvegjia – 134
  15. Kroacia – 124
  16. Çekia – 113
  17. Serbia – 90
  18. Malta – 89
  19. Qiproja – 75
  20. Suedia – 51
  21. Belgjika – 36
  22. Lituania – 22
  23. Gjermania – 12
  24. Austria – 6
  25. Mbretëria e Bashkuar

Një incident është raportuar në Qendrën e Mediave të festivalit të këngës Eurovision, që po mbahet këtë vit në Vjenë, ku një pjesëtare e delegacionit të Serbisë ka tentuar të pengojë valëvitjen e flamurit të Kosovës gjatë performancës së përfaqësuesit shqiptar.

Sipas anëtarit të Eurovision Kosova, Albert Limani, i cili ndodhej në sallën e mediave bashkë me ekipin e RTK-së duke ndjekur paraqitjen e Shqipërisë, një grua nga delegacioni serb iu afrua dhe tentoi t’ua largojë flamurin, duke pretenduar se “nuk lejohet” në atë hapësirë.

revista.one/