Burri mbytet në det për të shpëtuar shoqen, gruaja e filmon (VIDEO)
September 27, 2021Kjo video tronditëse vjen nga Spanja, ku një burrë në moshë të re, u sul të shpëtonte nga mbytja një grua dhe teksa e shoqja filmonte “operacionin e shpëtimit”. Ai gjeti vdekjen duke u përplasur mes shkëmbinjtë nga dallgët e fuqishme. Pak më pas vdiq edhe gruaja që ai tentoi të shpëtonte.
Daniil Gagarin, 30 vjeç, shihet në pamjet e kapura të enjten nga gruaja e tij, Darya, duke u përpjekur të shpëtojë eksperten e fitnesit Emma Mönkkönen, 24 vjeçe nga Finlanda.
Kjo ndodhi pasi e reja hipi në një shkëmb dhe u hodh në det, pranë portit La Zorra në Torrevieja.
Në këto momente, 24 vjeçarja nisi të kërkojë ndihmë. Daniil u ofrua dhe me të shpejtë u hodh në ujë.
E shoqja, që kurrë nuk ia priste mendja se do të regjistronte çastet e fundit të jetës së burrit, nisi t’i filmojë për të pasur si provë, heroizmin e të shoqit.
Në furinë e dallgëve të frikshme, Daniil arriti ta tërheqë te një shkëmb, 24 vjeçaren Mönkkönen.
Por befas, ndërsa ndodheshin të dy në shkëmb, një dallgë e egër duket se i përplasi duke u marrë jetën.
Skenat janë të dhimbshme. Ndërsa burri zhduket e më pas edhe kolegia e tij, gruaja Darya qan pa pushim e pa mundur të japë ndonjë ndihmë.
Trupi i gruas u gjet disa kilometra larg, ndërsa Gagarin u nxor jashtë ditën tjetër.
Viktimat kishin punuar së bashku në një qendër fitnesi në Costa Blanca në provincën e Alicante në Spanjë.
revista.one/