Noizy me “Rolls Royce Ghost” për ditëlindjen, mbushi 35 vjeç

Noizy me “Rolls Royce Ghost” për ditëlindjen, mbushi 35 vjeç

September 27, 2021 0

Reperi i njohur dhe shumë i suksesshëm festoi sot ditëlindjen e 35-të, ndërsa ka pranuar urime të shumta si nga ana e miqve, kolegëve dhe fansave të tij.

Përmes një fotografie në Instagram ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndarë kohë për ta uruar për ditën e tij të veçantë.

“Faleminderit për të gjitha urimet e juaja për ditëlindje. I bekuar me familje dhe shoqëri”, ka shkruar reperi sipër një imazhi që ndau me ndjekësit në Instagram

Noizy së fundmi ka marrë vëmendje me një kostum elegant derisa ka pozuar pranë një veture luksoze të tipit ‘Rolls Royce Ghost’.

“Një plak i mençur më tha, mos debato me budallenj sepse dikush në distancë nuk mund ta dalloj se kush është kush”, kanë qenë fjalët krahas këtij postimi.

Rigels Rajku (emri i vërtetë) të fundit projekt e solli në muajin korrik në bashkëpunim me Dhurata Dorën.

“Mi Amor” u shndërrua në hit dhe deri më tani ka mbledhur 40milionë klikime në kanalin YouTube. 

revista.one/