“Burri nuk më lë në shkollë e punë”, arsyeja për divorc e Sabrinës që u vra nga bashkëshorti

“Burri nuk më lë në shkollë e punë”, arsyeja për divorc e Sabrinës që u vra nga bashkëshorti

September 23, 2021 0

“Me kalimin e kohës Eltoni nuk më lejonte të vazhdoja shkollën dhe të punoja , pasi ishte me mendime patriarkale”.

Ky është rrëfimi i Sabrina Bengaj që nuk jeton më dhe njeriu për të cilin ajo flet është bashkëshorti që e vrau, Elton Bengaj.

Ky qëndrim i të resë qe tetë muaj pas divorcit u vra prej ish-bashkëshortit është fiksuar në vendimin e gjykatës për divorcin.

Sabrina rrefen me tej: “Duke qenë në moshë të re i jam nënshtruar dhunës psikologjike dhe fizike të të paditurit”.

Por nëna e një vajze rrëfen para gjykatësit se fundi i martesës erdhi nga qasja që i shoqi kishte në “Facebook”:

“Në datën 17 shtator 2020 pashë disa foto të tij në ‘Facebook’, të shoqëruar me një vajzë tjetër, u trondita nga sjellja e tij , mora vajzën dhe u largova në shtëpinë e prindërve“.

Në gjyqin e divorcit, Elton Bengaj Metaj insiston se nuk dëshiron të ndahet pasi e do bashkëshorten. Por, pas refuzimit të saj për t’u ribashkuar, 32-vjeçari shkoi me armë në shtëpi për ta detyruar të kthehej, ku dhe u arrestua. Megjithatë ai doli nga burgu i Zaharisë në rrethana ende të pahetuara dhe e vrau atë në prani të familjareve.

ILD nuk ka dalë ende me rezultate se kush është përgjegjës për lehtësimin e pozitës së vrasësit, ndërsa prindërit kërkojne hetime nga SPAK ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.