“Butrinti shqiptar, jo grek!” Auron Tare letër Muzeut Britanik, korigjohet gabimi

“Butrinti shqiptar, jo grek!” Auron Tare letër Muzeut Britanik, korigjohet gabimi

March 16, 2023 0

Kur sot klikon në faqen e Muzeut Britanik, emri “Buthrotum” (Butrint), në përshkrimin që shoqëron një koleksion të vjetër monedhash jepet si një Park Antik në Shqipërinë Moderne (Buthrotum Epirus Vlorë/Albania). Më herët Muzeu, e kishte identifikuar vendndodhjen e tij si Buthrotum Epirus Greece. Korigjimin e bëri të mundur studiuesi Auron Tare (njëherazi anëtar i këshillit shkencor të UNESCO-s) , i cili sapo ka pikasur gabimin i ka shkruar një letër Drejtorit të Muzeut dhe gjatë ditës së sotme vendndoodhja e Butrintit, prej nga duket se është origjina e këtyre monedhave është shkruar saktë.

“Jam i lumtur të njoftoj vendimin e sotëm të Muzeut Britanik për të ndryshuar emrin e vendndodhjes së Butrintit nga Buthrotum Epirus Greece në Buthrotum Epirus Albania. Muzeu Britanik reagoi shpejt pas një letre që i dërgova Drejtorit të Përgjithshëm mbi saktësinë e terminologjisë së përdorur për të përshkruar Butrintin si qytet grek. Falë kuratorit të Departamentit të Monedhave dhe Medaljeve në Muzeun Britanik, z. Tom Hockenhull iu përgjigj me një term të saktë duke e vendosur saktë origjinën e koleksionit të monedhave që vinte nga Butrinti si Buthrotum, Shqipëria moderne Epiri”, shkruan Tare në Facebook.

Muzeu Britanik është një muze publik kushtuar historisë, artit dhe kulturës njerëzore, i vendosur në zonën Bloomsbury të Londrës. Koleksioni i tij i përhershëm prej tetë milionë veprash është ndër më të mëdhenjtë dhe më gjithëpërfshirëset që ekzistojnë. Ai dokumenton historinë e kulturës njerëzore nga fillimet e saj deri në të tashmen.