Çaj apo drogë? Kristiani flet për akuzën e Arjanit dhe përzënien me truproja
March 27, 2021Kristian Marcinaj ka folur gjerë e gjatë sonte në llogarinë e tij në Instagram mbi akuzën se u jepte shokëve çaj me drogë. Ish-konkurrenti, i cili tashmë është përjashtuar nga emisioni, tregoi se ishte futur në “Për’puthen” vetëm për të gjetur dashurinë. Por iu desh të përplasej me opinionistin Arjan Konomi. Sipas tij, kjo që ndodhi është blasfemi me përgjegjësi morale, ndërsa akuzon Arjanin se po keqpërdor “pushtetin” e tij.
“Në emisionin Përputhen unë hyra për ta gjetur dashurinë dhe jo për të konkuruar me Opinionistin. Fundja të jesh Opinionist nuk është ndonjë status kushedi se çfarë sepse vetë opinioni në thelb nuk është tjetër përveçse një gjykim apo një besim personal i pabazuar në prova.
Për një djalë të ri me ambicie për të përparuar në jetë nuk është e lehtë që të marri një akuze të tillë publike si shitës i lëndëve narkotike. Kjo është nje blasfemi me përgjegjësi morale.
Në jetë na ka ndodhur shumë shpesh që të persekutohemi jo sepse jemi të dhunshëm, as nga forca fizike por nga fuqia e argumentit dhe gjuhës së etikes. Ky fenomen më preku dhe mua me z. Arjan. Dhe nëse analizojmë sadopak, ajo që më ndodhi mua nuk më ndodhi vetëm mua por ju ndodhi dhe juve. Nuk është një ngjarje individuale është një incident kolektiv. Cenimi i lirisë së fjalës!
Z. Arjani si individ me pushtet brenda platformes në vend që të luante rolin fisnik dhe babaxhan e të përcjelli nuanca prinderimi dhe një shëmbull për ne dhe teleshikuesit, ai po e keqpërdor “pushtetin” e tij duke synuar futjen në humnerë mediatike të shumë potencialeve rinore duke e kthyer protagonizmin tonë në nivel tërësisht personal. Cili ishte produkti i “pushtetarit” z.Arjan? Nxjerrja me truprojet e Top Channel të një të riu vetem sepse kishte argumentet. Çfarë bëra unë që të nxirrem jashtë nga programi në atë mënyrë? Nxorra ndonjë armë? Dhunova ndonjë rregullore të programit? Apo thjeshtë kisha argumenta që mund të lëkundin opinione?
Në jetë nuk ngrihet askush duke synuar uljen apo poshtërimin e të tjerëve dhe duhet ta kuptojme që edhe njerezit e rëndësishëm dhe me pozita gabojnë. Këta individë, po ashtu mund të kenë mllefe dhe inate që mund t’i dëmtojnë të tjerët, dhe në rastin konkret mua dhe Erlindin.
Nuk lejoj asesi blasfemi të tilla të pahijshme kundrejt meje”, ka deklaruar Kristiani. /revista.one/