Dua Lipa shfaqet sensacionale me fund të shkurtër pink

Dua Lipa shfaqet sensacionale me fund të shkurtër pink

March 27, 2021 0

Dua Lipa asnjëherë nuk dështon me paraqitjet e mrekullueshme në rrjete sociale.

Dhe ajo nuk ka zhgënjyer fansat as edhe sot (e shtunë) me disa postime në Instagram, shkruan Daily Mail.

25-vjeçarja është shfaqur duke marrë poza atraktive para kamerës, ndërsa në fokus janë vënë tiparet e bujshme trupore.

Dua zgjodhi që të vesh një bluzë dhe mini-fund me ngjyrë rozë, të cilat i vinin në pah fizikun e formësuar.

Me pak makijazh dhe stil interesant flokësh, Lipa e kompletoi dukjen e radhës, që u komentua shumë në rrjet.

/revista.one/