“Çaji me drogë”, Erlindi kërcënon produksionin e “Për’puthen”  të nxjerrë videot e debatit të plotë me Arjanin

“Çaji me drogë”, Erlindi kërcënon produksionin e “Për’puthen” të nxjerrë videot e debatit të plotë me Arjanin

March 28, 2021 0

Historia e “çajit me drogë” nuk qenka nga ato që harrohen për tri ditë. Erlindi nuk u ndahet drejtuesve të “Për’Puthen” dhe i kërcënon të nxjerrë video nga prapaskena.

Ai është shprehur sot se nëse ata s’do të tregojnë të vërtetën, ai do të publikojë foto e video.

“I kërkoj produksionit që të nxjerri videot e plota të debatit tonë me opinionistin, po ashtu të publikojnë edhe videot e regjistruara në prapaskenë ditën që na u bënë akuzat. Aty do shikoni një çmenduri akuzash dhe opinionisti ka dalë nga skena duke bërtitur me të madhe e duke thënë që të thirret policia. Pasi e kuptoi gabimin që të mos dilte keq në publik dhe që e teproi, ka ndërprerë programin dhe për disa orë s’ka ardhur në skenë, që të sigurohej që të mos transmetohej asgjë, por askush s’i di këto fakte.

Jam i gatshëm për përgjegjësinë publike për çdo veprim që kam kryer nqs akuzat janë të vërteta. Nqs jo, të mbajë përgjegjësi publike ai. Nuk është e drejtë njollosja e emrit tonë padrejtësisht. Nuk e pranoj dot. I kërkoj produksionit transparencë totale të të gjithë ngjarjes. Ndryshe do detyrohemi t’i publikojmë ne të gjitha materialet dhe provat që kemi.”- ka deklaruar Erlindi.

Ai vendosi të linte përfundimisht “Për’puthen” pas një debati të fortë me Arjan Konomin. Ky i fundit akuzoi Kristianin se i kishte dhënë Erlindit një drogë që e ka shpërfytyruar. Kristiani e mohoi këtë gjë dhe tha se i ka dhënë çaj macha.

Drejtuesja e emisionit Bora Zemani tha se Erlindi dhe Kristiani kanë prishur programin, ndaj është dashur ndërhyrja e rojeve që t’i largojnë ata të dy nga studioja. /revista.one/