Capital T ndez atmosferën, mban koncert në Sarandë

Capital T ndez atmosferën, mban koncert në Sarandë

July 4, 2021 0

“Capital T” ka mbajtur një koncert në Sarandë. Vetë këngëtari ka postuar disa imazhe e video nga atmosfera e krijuar në jug të Shqipërisë.

“Faleminderit Saranda. E dua energjinë e juaj. Shihemi shpejt”, kanë qenë fjalët e reperit përkrah postimit të ndarë në Instagram.

Ai ka interpretuar disa nga hitet më të njohura të tij përfshirë edhe projektin e fundit “Si magji”, të cilin e solli në bashkëpunim me Kiddën.

Kënga e tyre verore deri më tani ka mbledhur mbi tetë milionë shikime.

Pas angazhimeve në muzikë duket se ai ka vendosur të fillojë pushimet në qytetin e bukur të Sarandës, kështu duke ndarë imazhe me ndjekësit e tij në Instagram.

revista.one/