“Çdo gjë ka qenë me plan”, ja çfarë thonë 4 finalistët për lojën e tyre në Big Brother VIP
April 16, 2026Armir Shahini – Miri ka dhënë intervistën e tij për Big Brother Radio me Jonida Aliçkollin.
Ai ka folur për rrugëtimin e tij brenda këtij formati, me të mirat dhe të këqijat që ka kaluar.
I pyetur se për çfarë mund të jetë keqkuptuar gjatë kësaj periudhe, këngëtari ka folur për raportin me Selin Bollatin.
“Jam keqkuptuar te ndjesia për dashurinë për Selin”, u shpreh ai.
Anëtari i “West Side Family” e ka treguar edhe një herë se nuk ka ndjenja për finalistën e parë të këtij edicioni.
Ndërkaq, ai tregoi se përse mendon se e meriton fitoren në këtë reality shou.
Nëse nuk do të ishte ai, Miri thotë se e fiton Selin Bollati.

Në Big Brother Radio, Mateo Borri bën me dije se dasmën më të madhe do ta bëjë jashtë këtij formati.
Gjatë intervistës jep detaje edhe për jetën jashtë, se çfarë do të bëjë e cilat janë planet e tij.
Finalisti i dytë thekson se mezi pret të bëjë pushime, e të takohet me modelen nga Kosova, larg kamerave.
Të njëjtit në një formë rinisën dashurinë në këtë reality shou, pasi ishin njohur nga jashtë.

Krahas kësaj, ka treguar edhe për momentin e vetëm kur donte që të dilte jashtë shtëpisë.
“I vetmi moment që unë kam thënë të dal jashtë ka qenë dita e parë, në natën e parë, në natën e parë se nuk e prisja të hyja te akuariumi”, u shpreh ai.
Tutje theksoi: “Vetëm fakti ambient i mbyllur”.
Të shtunën mbahet finalja e madhe e këtij edicioni dhe mbetet për t’u parë se kush do të jetë fituesi.
Ndërkaq, moderatorja e njohur Elona Duro ka zhvilluar një bisedë me finalistin Rogert, duke ndarë më shumë detaje mbi përjetimet dhe rrugëtimin e tij në këtë eksperiencë. Ajo çfarë bëri habi, ishte fakti se Rogert u shpreh se ai i ka vënë nga një metaforë secilit banor, ku ato që ranë më shumë në sy dhe që vetë banori i analizoi ishin pikërisht Miri dhe Selin.
“Çdo gjë ka qenë me plan. Çdo personazh ka pasur nga një metaforë. Selin ka qenë ‘The Queen’, por unë e kam quajtur ‘Harley Queen’, pra e dashura e ‘Joker’ dhe ‘Joker’ kam qenë unë, por jo në atë konotacion. Në konotacion të lojës‘.
Si ka qenë strategjia e tij në këtë rrugëtim?
Strategjia ime ka qenë shumë e thjeshtë. Zeji vendin një nga tre të preferuarit, që ishte Kristi që nuk i dhashë dorën, dhe në atë moment doja vetëm me Kristin përballje, por aty erdhën të gjithë të tjerët. Kur e kuptova unë lojën se si ishin ato aq të dobët, donin të gjithë vëmendje. Unë vëmendjen ja dhashë automatikisht Selin, pavarësisht se mori rryma me Malin. Strategji ka qenë çdo moment që unë në një moment të lojës që kur të ndodhnin këto zarfat e zinj, se unë e njoh veten shumë mirë, ishte diçka që unë e dija.
Përsa i përket emrit që i ka vendosur Mirit, Rogerti tha:
Miri ka qenë perandori, por doli bubi i Rogertit, pra ai qenushi i vogël. Ishte i Selin, erdhi bubi i Rogertit dhe e them me gjithë shpirt
Në lidhje me qëndrimin e tij në BBV, ai u shpreh:
Durimin tim njëherë kam menduar se nuk e kam pasur, por paskam pasur durim derri. Dopjo D. Në çdo moment. Imagjino tani që 7 ditë tani unë s’kam. Unë jam duke u zënë me pjata e me pirunj tani. S’ka më njerëz. Unë dua aktivitet, dua emocione. Këto tani i kanë mësuar të gjitha gjërat dhe po bëjnë bilancin e fundvitit. Bilanci do auditor.
Unë kam menduar se këto do të jenë më të gjallë, por këto duan vetëm qetësi. Duan të shikojnë vetëm njëri-tjetrin.

Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatori Blendi Salaj ka intervistuar finalisten Selin.
Selin: E kam quajtur veten Shote Galica dhe kështu kam qenë! Një burrneshë mes burrave! Kam patur edhe probleme shëndetsore, Rogerti më ka qëndruar afër pak më shumë. Sa i takon garës… Ka qenë po e njëjta, asnjë ndryshim nga ata.
Blendi: A ka diçka që nuk do të doje ta kishe bërë?
Selin: Fjalë të thëna, veprime… po kam bërë gabime. Jam ndier keq, por edhe jo, sepse nuk e kam kufizuar veten. Do të doja të tërhiqja mbrapsht një nga situatat më të përfolura të ditëve të para, nuk dua të përmend. Përballja me Juelën më ka nxjerrë në pah një pjesë të errët të natyrës sime.
E treta… Krahinizmi… një frazë e gabuar! Jo një mendim i imi për atë krahinë, ishte një gafë që do ta vuaj.
Blendi: Cfarë nuk ka kuptuar publiku nga ti?
Selin: Më kanë quajtur arrogante … Po në ndonjë sitiuata kam dalë si e tillë, por jashtë nuk jamë e tillë. Jam e çiltër, pozitive… Këtu brenda kam dashur të mbijetoj, ndaj jam shfaqur kështu. Ata që më kanë kuptuar… Do të jemi miq edhe jashtë.

revista.one/

