“Çfarë kam dashur e kam marrë, në skenë dhe në jetë”, Albi Nako zbulon partneren: Do martohem me…

“Çfarë kam dashur e kam marrë, në skenë dhe në jetë”, Albi Nako zbulon partneren: Do martohem me…

June 18, 2023 0

Koreografi Albi Nako, për herë të parë në “S’e Luan Topi” ka folur për partneren në jetë dhe planet për të krijuar familje me të.

E pyetur nga moderatorja nëse ajo është një artiste, Nako nuk preferoi të zbulonte shumë detaje përveçse ka një shpirt artistik.

Më tej, koreografi ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim gruas që “i rrëmbeu” zemrën në gjuhën e tyre të dashurisë, me një shprehje të cilën vetëm ata të dy e kuptojnë. Albi Nako sqaroi se me gjithçka që ka kaluar, e kanë bërë atë të jetë pak supersticioz, kjo është arsyeja pse këtë herë ka zgjedhur t’i mbajë disa gjëra për vete.

Pjesë nga biseda:

Erjona Rusi: Për partneren tënde, mund të pyes unë nonjë gjë tani? E di që do më shash por ka lidhje me baletin, me artin personi që do të jetë me ty në këtë ankorim?

Albi Nako: Personi ka lidhje me artin sepse ka një shpirt artistik, por nuk do të thotë patjetër që të kesh shpirt artistik duhet të merresh me art sepse ka shumë njerëz që merren me art dhe vetëm art nuk bëjnë. Por nga ana tjetër ka shumë të tjerë që nuk merren me art dhe vetëm art prodhojnë, kështu që mos pyet më tepër. Këtë nuk e luan as topi.

Erjona Rusi: Po një mesazh për të ke, sepse ajo do ta kuptoj vetë… Ndonjë mesazh për këtë dashurinë e jetës tënde.

Albi Nako: Ja kamera po më shef, Tomi… vetëm kaq.

Erjona Rusi: Tomi apo “to me”?

Albi Nako: Tomi, u kry.

Erjona Rusi: Mirë.

Albi Nako: Shiko Erjona, jam bërë supersticioz me këto dedikimet e shumta. Po më duket vetja sikur do të na marrin mësysh. Kështu që ti mbajmë ca gjëra për vete.

Më tej,

Nako i ka dhënë publikisht ftesën moderatores Erjona Rusi në celebrimin e ditës më të veçantë të jetës së tij, ku pritet të kurorëzojë dashurinë me partneren në martesë.

Albi Nako: Unë jam detajist dhe mundohem të shkojë tek perfeksioni me aq sa na lejojnë rrethanat. Por i kam bërë një premtim vetes që në momentin e parë që do të shoh se figura ime artistike, profesionale, do të sfumohet dhe do të bjerë profesionalisht, unë do ta lë këtë zanat. Më mirë një mbyllje me nder sesa të degradoj dhe të kthehem në një fosile të artit, në një gjë mediokre që i ka ikur koha. Por mua sistemi i përditësimit më punon shumë mirë, dhe kështu për momentin jam në të njëjtën linjë me kohën.

Erjona Rusi: Tani që anija do të ankorohet e morëm vesh, por dasmë, dasmë, dasmë do të kemi? Apo jo?

Albi Nako: Dasmë, dasmë… Se unë e di që ti do të bësh pyetje për lajm mooo…

Erjona Rusi: Jo jo, unë dua të kërcej. Më beso që ngordha, vdiqa për një dasmë.

Albi Nako: Ti do të jesh e ftuara ime e parë për në dasmë.

Erjona Rusi: Aaaa, do të kemi dasmë….

Ambeta Toromani dhe Klaudja Pepa janë dy balerinat të cilat koreografi Albi Nako i vlerëson si partnere skenike.

Nako tha se me Klaudian sot për sot ruan raporte miqësore.

Gjithsecili në punën e vetë dhe kaq. Raporte miqësore në distancë. Paqe gjithçka”- tha Nako.

Erjona Rusi: Të pyeta për miq dhe kolegë, por po partnerja që e ke dashur gjithmon në krah? Flas në aspektin profesional. Një balerinë që do të doje ta kishe në krah për të kërcyer dhe vallëzuar.

Albi Nako: Po unë s’kërcej më moj Erjona.

Erjona Rusi: Do të doje dikur…

Albi Nako: Po unë ça kam dashur dikur, e kam dashur dhe e kam patur, por…

Erjona Rusi: Një që do të vlerësoje si partnere në skenë, besoj se e ke një që e vlerëson.

Albi Nako: Në skenë?

Erjona Rusi: Në skenë, në skenë po flasim. Tani po të duash edhe në jetë…

Albi Nako: Tani këto janë içik pyetje kështu gjithmon… Unë e kuptoj shumë mirë gazetarinë sepse jam në gazetari vetë. I kuptoj shumë mirë këto goditjet…

Erjona Rusi: Jo e kisha vërtet për partneren që do të veçoje në skenë, ashtu sikurse vlerësove Klejdin nga miqtë… Një partnere skene.

Albi Nako: Partnere, unë e kam nisur karrierën time televizive me Ambeta Toromanin. Pas një bashkëpunimi 3 – 4 vjet, Ambeta iku në Itali. Pas Ambetës vjen Klaudja. Por partnere mund të themi, partnere që kemi kërcyer në çift. Sepse nuk e kam gëzuar këtë idenë e kërcimit në çift sepse gjithmon kam udhëhequr trupa baleti dhe e kam pasur fokusin më shumë tek të tjerët sesa te vetja. Por këto të dyja mund të veçoja partnere skenike.

Erjona Rusi: Mund të të pyes se si janë sot raportet me Klaudjan?

Albi Nako: Po…

Erjona Rusi: Jo, në sensin miqësore?

Albi Nako: Po miqësore, sigurisht, sigurisht. Gjithsecili në punën e vetë dhe kaq. Raporte miqësore në distancë. Paqe gjithçka.

Nako ka treguar edhe për përballjen me miqtë e të atit që iu bënë kundërshtarë.

“Kolegët e babait tim mu kthyen në kundërshtarë. Hyrja ime në “Shkollën e Baletit” bëri që im at të largohej nga shkolla me qëllim që fëmijës së vetë, djalit, në këtë rast unë, të mos i krijonte ndjesinë që “shikoni se unë tani kam babain këtu në shkollë”.

Me largimin e babait, të gjithë kolegët e vetë shprehën inatin dhe xhelozinë që ndjenin ndaj tim ati tek fëmija, unë. Çdo gjë që bënin të tjerët në shkollë, e ka bërë Nako. 

Nuk është e nevojshme t’i përmendim sepse mund të keqinterpretohen. Por mua ajo gjë më nxori pak nga aksi dhe fillova të rebelohem. Lija orët e mësimit, më doli shkolla jashtë qejfit përveç baletit klasik. Ai ishte baza në atë kohë dhe e vetmja gjë që unë respektoja ishte baleti klasik”- tha balerini.