‘Çfarë porosie i dhe?’ Arbër Hajdari zbulon bisedën me Luizin në prapaskenë

‘Çfarë porosie i dhe?’ Arbër Hajdari zbulon bisedën me Luizin në prapaskenë

May 11, 2023 0

Opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari, ka folur në lidhje me dinamikat e edicionit të dytë.

Ai ka treguar se me Luizin është takuar disa herë edhe në ambientet e “Top Channel”, ndërsa moderatorja Bieta Sulo nuk ka ngururar ta ngacmojë se për çfarë biseduan në prapaskenë.

Arbër Hajdari: Me Luizin jam takuar disa herë, edhe te festa edhe më pas.

Bieta Sulo: Lëre disa herë, ja se ua them unë teleshikuesve. Tani që po hyni në studio, në backstage, aty 10 minuta me Luizin. I dhe ndonjë porosi apo të dha ndonjë porosi?

Arbër Hajdari: Jo ishte një vijim i një bisede, që kemi fol edhe disa ditë më përpara. Sigurisht se edhe Luizi, si banorët e tjerë më përpara, ka kuptuar që brenda këtij programi nuk ka asgjë personale, thjesht për veprime të ndryshme kemi ndarë mendime të ndryshme. Kjo është e bukura e atij programi, që pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme, jetojmë në harmoni.

Arbri zbuloi se i ka shumë mirë marrëdhëniet me të gjithë banorët që ishin pjesë e lojës këtë vit, por nuk mohoi se disa prej tyre i kanë mbajtur qëndrim.

Një prej tyre ishte Kiara, për të cilën Arbri pohoi se kishte hatërmbetje, por gjithçka u zgjidh për çështje ditësh.

I pyetur nga Bieta se cili nga banorët do t’i mungojë më shumë dhe cili më pak, Arbri tha: “Programi pati tezën dhe antitezën, ata shoqëruan njëri-tjetrin. Ishte Olta, por ishte dhe Luizi. Tek të gjitha situatat që krijoheshin brenda shtëpisë ishin të dy ata. Por për hir të batutës dhe çmimit fitues po them Luizin. Më pak, ka sa të duash. Janë një grup njëherë që hynë nga jashtë dhe u bënë mbështetës të Luizit.”

“Kur hynë thanë që donin të fitonin BBV, por jo vetëm që s’ kishin lidhje ta fitonin, por veç mbështetën Luizin”,tha ndër të tjera Hajdari.

revista.one/