“Çfarë të lidh me Jim Belushin?”, lapsusi i Rita Orës: Jemi të dy nga Kosova

“Çfarë të lidh me Jim Belushin?”, lapsusi i Rita Orës: Jemi të dy nga Kosova

August 25, 2021 0

Rita ka qenë pjesë e një vlogu interesant të “Wired”, ku ka bërë një gabim mbi origjinën e Jim Belushit. Ajo ishte duke iu përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që fansat i kanë bërë në platformën e kërkimit në Google për të.

Mes të tjerash ajo i është përgjigjur një nga pyetjeve më të shpeshta që njerëzit bëjnë në Google, e cila është: “A është Rita Ora shqiptare?”.

Sigurisht që përgjigja e saj ishte “Po”, por teksa e ka pranuar origjinën e saj etnike, Rita nuk ka hezituar që të japë edhe një shpjegim të shkurtër për fansat e saj rreth nocionit “kosovar”, duke treguar se i është referuar vetes si shqiptare, ngase Kosova deri në vitin 2008 ishte e pavarur, por thotë se teknikisht këto dy terme janë e njëjta gjë.

“Po, por më lini t’jua shpjegoj pak, është pak e komplikuar në rregull? Kosova është tani e pavarur, e cila nuk ka qenë më parë. Kështu që teknikisht, po, për disa vite unë do të thoja: Jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por unë aktualisht jam kosovare, por është vërtet shumë e përafërt”, ka thënë Rita.

Lapsus me origjinën e Jim Belushit

30-vjeçarja i është përgjigjur gjithashtu pyetjes “Çfarë i lidh Rita Orën dhe Jim Belushin?”, duke theksuar: “Epo mirë, ne jemi të dy nga i njëjti shtet, nga Kosova. Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm tani që po vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë, por po. Ai është një ikonë prej nga jam unë”.

Prindërit e Jim Belushit ishin nga Korça

Aktori i cili vite më parë tregoi  për origjinën e tij nga Shqipëria, ka publikuar në prill 2021 një shkrim ku ka kërkuar që cdo ndjekës shqiptar ta shpërndajë postimin  sa më shumë, në mënyrë që të krijojë kështu një lidhje edhe më të afërt me ta.“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar Belushi. Jim Belushi, emri i vërtetë i të cilit është James Adam Belushi, është i lindur më 15 qershor 1954, në Çikago, nga prindërit Adam Anastos Belushi, një shqiptar me prejardhje nga Korça, dhe Agnes Demetri Belushi  e cila ka lindur në Ohajo, nga një familje shqiptare, emigrantë nga Korça.

revista.one/