Christian Eriksen mesazh motivues vogëlushes që vuan nga problemet në zemër

Christian Eriksen mesazh motivues vogëlushes që vuan nga problemet në zemër

August 11, 2021 0

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, i ka dërguar një videomesazh inkurajimi dhe motivues një vajze 9-vjeçare angleze, e cila për pak ditë do i nënshtrohet një operacioni në zemër. 

Ashtu sikurse danezi, vogëlushja e quajtur Evie, do të vendosë në zemër një defibrilator, për të normalizuar rrahjet.

“Përshëndetje Evie, unë jam e Chris. Faleminderit për letrën e bukur, e lexova me një frymë. Shpresoj që të ndihesh mirë e qetë, jam shumë i sigurt që do e kalosh me sukses të gjithën këtë. Nuk është kurrë kënaqësi të jesh në spital, por jam i sigurt që mjekët e dinë ç’po bëjnë dhe do të ndihmojnë.

Jam i sigurt që do i kthehesh shpejt jetës normale, ashtu siç bëra dhe unë. Jam i sigurt, që do të jetë njësoj edhe për ty. Të uroj shërim sa më të shpejtë, me shpresën që të takohemi në të ardhmen”, tha Chris.

Kujtojmë se danezi, në ndeshjen debutuese të Ero 2020, pësoi arrest kardiak në mes të fushës. Ai u mbajt në jetë falë ndërhyrjes së shpejtë të shokëve të ekipit dhe stafit mjekësor.

Tanimë, pritet që ai t’i nënshtrohet ekzaminimeve të imtësishme, për të mësuar nëse do të luaj sërish në Serie A, apo do t’i duhet të transferohet diku gjetkë.

revista.one/