Cilët fitojnë Big Brother VIP, Antonela tregon hapur emrat e finalistëve

Cilët fitojnë Big Brother VIP, Antonela tregon hapur emrat e finalistëve

January 2, 2022 0

Antonela Berisha, tashmë ish-banore e “Big Brother VIP” ishte e ftuar sot nëpërmjet një lidhje telefonike në “Big Brother Fan Club”.

Prezantuesja Dojna Mema e pyeti Antonelën se kë do donte në finale.

“Unë do doja Sabianin se e mendoj që e meritonte. Po mendoj se do jenë Donaldi, Iliri, Arjola dhe Einxhel.”,- tha ajo.

Përsa i përket fituesit Antonela mendon se e meriton Donaldi.

“Unë do doja shumë që ta fitonte Donaldi, sepse publiku e ka parë shumëngjyrësh Donaldin, në shumë dimensione. E meriton ta fitoj ai, sepse është më reali aty brenda”,- tha Antonela.

Antonela vërtetë ka dalë nga shtëpia dhe është nisur për në Dubai larg zhurmës, por ajo gjithsesi nuk ka ndenjur pa shkaktuar disa polemika edhe jashtë.

Në një story të postuar në llogarinë e saj të “Instagram”, ajo ka shkruar:

“Kur macja nuk ishte, minjtë paskan filluar të hedhin valle. Relax, është thjesht një show”.

revista.one/