Cllevio takohet me Stresin pas pajtimit me Noizyn, rikthehet shoqëria e vjetër mes tyre

Cllevio takohet me Stresin pas pajtimit me Noizyn, rikthehet shoqëria e vjetër mes tyre

July 27, 2022 0

 Stresi me Cllevion kanë rikthyer sërish miqësinë e dikurshme. Gjatë kohës që ishte përplasur me Noizy-n dhe ishin në armiqësi, Cllevio e kishte prishur miqësinë edhe me shokun e tij të fëmijërisë, Stresin, pasi ky (dikur rival i Noizyt), ishte pajtuar me të vitin e kaluar.

Kaq mjaftoi që fansat e Cllevios ta akuzonin Stresin për “tradhti”, ndërkohë që ky i fundit qëndroi në heshtje sa i përket konfliktit Noizy-Cllevio.

Por mesa duket, tani gjithçka ka mbaruar dhe Stresi me Cllevion kanë rikthyer sërish miqësinë e dikurshme. Këtë ata e bën të ditur përmes një bisede të gjatë që zhvilluan me njëri-tjetrin në Instagram.

Më pas publikuan një fotografi të përbashkët në InstaStory, ku shihej se ishin takuar në një grup miqsh.

Pasi doli nga burgu në një video Cllevio tregon grafitin që ka në shtëpinë e tij duke thënë se së shpejti do shkruaj edhe emrat e shokëve të tij, përveç Stresit. “Të gjithë çunat që janë si familje do i shkruaj te muri, përveç Arkimedit.”-thotë ai gjatë videos. Pas kësaj erdhi edhe reagimi i Stresit i cili shkroi në rrjetet sociale: “Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, duke mos përmendur emra.

revista.one/