Ç’ndodhi? Arbana Osmani kalon natën e ndërrimit të viteve në spital
January 1, 2024Arbana Osmani ka ndarë një video nga spitali. Moderatorja ka treguar se është detyruar të kalojë natën e ndërrimit të viteve në spitali si pasojë e një komplikacioni shëndetësor. Prandaj edhe urimi i saj këtë fundvit është: Të kemi shëndet.
Postimi i plotë:
Nata e ndërrimit te viteve si pasojë e një komplikacioni shëndetësor që pati Dielli im, na gjeti në Qendrën spitalore “Nënë Tereza”, aty ku bashkë me shumë vogëlushë të tjerë të guximshëm e prindër të frikësuar, po presim vitin e ri vetëm me një urim: të kemi shëndet.
Viti që lamë pas për mua ka qene nje vit intensiv në punë, në emocione, sipermarrje dhe marrdhënie. Ka qenë një vit me momente kur më dukej se po “thyhesha” e në fakt me kalimin e kohës kam kuptuar se po “ndërtohesha”.
Dita e fundit e 2023 e kaluar në repartin e reanimacionit më bëri të kuptoj edhe një herë se cfare vlen me të vertetë dhe sa të parëndësishme kanë qenë disa nga mërzitë e këtij viti.
Jane sidomos netë si këto kur krej ndryshe nga sondazhet e suksesit dhe garës se kush ka më shumë pushtet e ndjekes, kupton se jeta është në duart e heronjve të vërtetë të këtij vendi e puna e tyre nuk vlerësohet kurrë sa duhet.
Gëzuar për mjekët, infermieret dhe të gjithe ata qe janë në shërbim spitalor sonte e çdo natë tjetër, qoftë festë apo jo.
Gëzuar për prinderit, që në vend të gotave të verës, sonte kanë në duar duart e shpuara me vigonëtë vogelushëve të tyre apomë keq akoma; presin zgjuar plot ankth prapa dyerve të reanimacionit.
Gëzuar për jeten, që megjithë ngjyrat e saj është aq e cmuar, edhe kur e pret vitin e ri në një dhomë spitali.
Gëzuar për të gjithë ju, që në këto
365 ditë më keni ndjekur, shkruar e vlerësuar, ashtu siç me keni kritikuar dhe këshilluar, me
keni falur gabimet dhe më keni dhënë besimin se do ju kem gjithmonë në krah në çdo projekt të ri:)
Ju dua ❤️
revista.one/