Ish-lojtari i Kombëtares dhe trajneri i njohur pjesë e Big Brother Albania VIP 3

Ish-lojtari i Kombëtares dhe trajneri i njohur pjesë e Big Brother Albania VIP 3

January 1, 2024 0

Ish-lojtari i Kombëtares dhe trajneri i njohur Klodian Duro do të jetë pjesë e Big Brother Albania VIP 3.

Burime të sigurta për Newsport.al bëjnë me dije se Klodian Duro do të jetë një prej banorëve të shtëpisë më të famshme.

Tani pak ditë na ndajnë nga nisja e BBVA3 dhe emrat e personazheve të mundshëm që mund të marrin pjesë janë temë kryesore në medie. Ndër vite, sporti ka qenë një fushë e prekur lehtë apo sipërfaqësisht në këtë shfaqje ku kanë marrë pjesë ndonjë tifoz i ‘thekur’ si Meridiani me Vllazninë, apo ndonjë ish-sportist i profilit të ulët si Graniti.

Por, gjithmonë kanë munguar protagonistët kryesorë, emrat që kanë bërë bujë në këtë fushë.

revista.one/