Ç’ndodhi me Borën?/ Rrëfehet Romeo Veshaj: Donaldi ka drama…

Ç’ndodhi me Borën?/ Rrëfehet Romeo Veshaj: Donaldi ka drama…

April 27, 2022 0

Aktori Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donald Veshajt, ka folur në lidhje me thashethemet që qarkulluan se Bora Zemani do të jetë e ftuar në emisionin e tyre.

Romeo Veshajt iu kërkua t’i bënte Bora Zemanit një ftesë live teksa ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, në një lojë që u zhvillua. Moderatoret gjithashtu i kërkuan një përgjigje në lidhje me thashethemet që kanë qarkulluar.

“Këto nuk më takojnë mua si punë. Mos më bëj të flas”, u përgjigj Romeo.

Një temë tjetër që u diskutua gjatë lojës me pyetje-përgjigje, është edhe debati i fortë që vëllai i tij binjak, Donald Veshaj, pati me Einxhel Shkirën brenda BBV. Moderatorja i akuzoi vëllezërit Veshaj se nuk e kanë paguar kur ajo punonte për ta dhe se e kanë hequr nga puna pa të drejtë.

I pyetur lidhur me këtë çështje Romeo zbuloi se nuk ka pasur asnjë lloj përballje me Einxhelin.

Teksa po fliste për emisionin “Më lër të flas”, Romeo dha disa detaje, ku u ngacmua nga moderatorja e emisionit në lidhje me dramat.

“Unë jo po Donaldi ka drama”– tha Romeo ndërsa pyetjes se pse Donaldi nuk ka dhënë intervista ai iu përgjigj duke thënë:

“Nuk e kanë ftuar Donaldin. E dyta Donaldi është pak hermetik si njeri dhe zgjedh që të mos dali.”

Pjesë nga intervista:

Cili do të doje ta kishte fituar?

“Mendoj Pm, ose Fifi. Nga finalja Benida ndoshta. S’kemi rastisur (s’jemi takuar)” – tha Romeo.

A do të futetshe në BBV?

“Po u futa e fitoj, dhe do të thonë ia dhanë sepse nuk ia dhanë Donaldi. Bëj shaka, por nuk do futesha. Sepse e njoh veten time. Më trembin pak këto hapësirat e mbyllura.

Cilat janë zënkat e tua me Donaldin?

“Unë me Donaldin zihemi për gjëra shumë banale, mund të mos zihemi siç mund të kenë probleme vëllezër për lekë, prona etj etj. Ne zihemi për gjëra: Ma merr pak karikuesen.”

Keni pasur ndonjë rast që keni pëlqyer të njejtën vajzë?

“Jo, ti i ke parë shijet e Donaldit, unë kam shije të tjera”.

Single për momentin të dy?

“Unë po, për Donaldin nuk e di.”