Ç’ndodhi mes Ornelës dhe Klejdit pasi dolën nga “Kepi i Tundimeve”?
September 24, 2022Kur qëndrimit në “Kepin e Tundimeve” i erdhi fundi, Ornela deklaroi se pëlqen Klejdin.
Dy konkurrentët i shprehën njëri-tjetrit pëlqimin që kishin teksa udhëtonin me anije. Gjatë reality shoë-t, Ornela flirtoi dhe me Gabrielin, por këtij të fundit i sqaroi se mes tyre nuk mund të ketë asgjë.
Por, a vazhdoi njohja mes Ornelës dhe Klejdit jashtë “Kepit të Tundimeve”.
Ornela thotë se tashmë, secili sheh “punët e veta”.
“Dolëm nga Kepi, secili pa angazhimet e veta. Jemi takuar dy-tre herë, por nuk pati asnjë më tepër. Nuk shkoi më tej. Kemi stil jetese të ndryshme”.
Por me humor, Ornela tha se është e sigurt që “Klejdit i pëlqejnë më shumë biondet se flokëkuqet”, duke iu referuar afrimitetit që Klejdi pati me të dhe me Anxhelën.