Dasma të dielën/ Armina Mevlani zbulon mbishkrimin e vellos: “Love is the answer”

Dasma të dielën/ Armina Mevlani zbulon mbishkrimin e vellos: “Love is the answer”

September 24, 2022 0

Armina Mevlani ka zbuluar një detaj nga vello e saj, teksa përgatitet për dasmën e madhe të organizuar mbrëmjen e së dielës. publikoi një foto të vellos së fustanit të nusërisë. Në vello është qëndisur mbishkrimi “Love is the answer’, që përkthehet “dashuria është përgjigja”.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do kurorëzojnë dashurinë në martesë ditën e nesërme pas 10 vitesh së bashku.

Dasma e tyre u shty prej pandemisë, çifti më në fund ka organizuar gjithçka dhe tashmë është gati që t’i thonë “PO” njëri-tjetrit.

Në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Armina është moderatore, ajo rrëfeu emocionet, ndërsa tha se më shumë do të flasë pas dasmës.

Gjatë bisedës me Dalina Buzi, kjo e fundit e pyeti: “Javës tjetër do jesh si zonja Berisha, do na vish në studio”, ndërsa Armina u përgjigj duke thënë: “Jo do të vij zi zonja Mevlani. Do të vazhdoj të jem zonja Mevlani.” Kështu ajo la të kuptohet se do të mbajë mbiemrin e saj edhe pas martesës.

revista.one/