“Çohuni burra të gjithë me besa-besë”, Presidenti gjen një këngë dibrane për të përshëndetur shkarkimin

“Çohuni burra të gjithë me besa-besë”, Presidenti gjen një këngë dibrane për të përshëndetur shkarkimin

June 9, 2021 0

Presidenti Ilir Meta vijon të kalojë në heshtje votimin e Kuvendit për shkarkimin e tij.

Në faqen e tij në facebook ai ka ndarë me ndjekësit sërish impresione nga ceremonia e sotme në Presidencë ku vlerësoi me titullin e lartë “Naim Frashëri” Ansamblin Folklorik  të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Në çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm”

Gjatë kësaj ceremonie, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi interpretuan edhe këngën e tyre më të re “Hymni i Djelmnis Dibrane”.

Nuk mund të mos ndaj me të gjithë ju, kënaqësinë që përjetova sot, prezantimin për herë të parë dhe pikërisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, të një krijimi artistik tepër të arrirë, “Hymni i Djelmnis Dibrane”, të interpretuar mjeshtërisht nga dy prej korifejve të këngës shqiptare, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi, që prezanton denjësisht gjithçka Dibra simbolizon për kombin shqiptar. Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur!”

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, mazhoranca votoi shkarkimin e Ilir Metes  nga funksioni i Presidentit të Republikës, një çështje  që pritet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese brenda 5 ditëve nga ana e Kuvendit.

Kushtetuesja do të japë verdiktin final lidhur me vendimin në fjalë.