COVID-19, MSh: 37 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

COVID-19, MSh: 37 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

May 16, 2021 0

Tre viktima nga Covid-19 u shenuan ne 24 oret e fundit, njoftoi Ministria e Shendetesise. Ata ishin nga Elbasani, Cërriku e Fieri, ku më i riu ishte 51 vjeç.

Njoftimi i MSh:

Ministria e Shëndetësisë ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19. Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë. Shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik! Kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon. Janë kryer 1862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 37 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 4 në Shkodër e me radhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124,312 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë. Atajane 1 qytetar nga Elbasani, 1 nga Cërriku dhe 1 nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin. Po ashtu. për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (16 Maj 2021)
Raste të reja ditore         37
Të shëruar në 24 orë      1,231
Të shtruar në spitale      85
Humbje jete në 24 orë   3
Testime ditore                1,862

Testime totale            676,757.

revista.one/