Covid i merr jetën pashait të “Sulejmanit të Madhërishëm”, shuhet aktori shqiptar
March 25, 2021Artisti shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti, e ka humbur betejën me koronavirusin duke ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.
Luran Ahmeti ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve teatrale, filmave të metrazhit të gjatë e të shkurtër, ndërsa viteve të fundit pjesë e serialeve më të shikuara turke.
Ai ka luajtur rolin e Husrev Pashës te Sulejmani i Madhërishëm, një serial turk historik mjaft i ndjekur edhe nga publiku shqiptar.
Që në vitin 1998 ka luajtur në filmin evropian “Puppet Shou”.
Për vite të tëra ka qenë pjesë e pandashme e Teatrit Kombëtar në Shkup. Luran Ahmeti është djali i shkrimtarit të njohur Xhabir Ahmetit.
/revista.one/