Ç’po ndodh kështu?! Aksident tjetër, një person i shtrirë në rrugë, makina bie në Lanë

Ç’po ndodh kështu?! Aksident tjetër, një person i shtrirë në rrugë, makina bie në Lanë

June 25, 2021 0

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. 

Një burrë i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë është përplasur nga një makinë. Kjo e fundit ka përfunduar anës Lanës. 

Ambulanca ka shkuar në vendngjarje për t’i dhënë të dëmtuarit ndihmën e shpejtë. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i aksidentit apo identiteti i të përfshirëve. 

Drejtuesi i biçikletës ndodhet në gjendje të rënduar.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.06.2021, rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin M. H., ka aksidentuar shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.