Ç’po ndodh? Kiara në Bodrum, Luizi takohet me ish të dashurën (FOTO)

Ç’po ndodh? Kiara në Bodrum, Luizi takohet me ish të dashurën (FOTO)

June 8, 2023 0

Moderatorja Kiara Tito ndodhet në Turqi ku po merret me xhirimet e emisionit të saj të ri. Luizi në fakt ndodhet në Tiranë. Ai ka postuar një foto ku duket se ka qenë duke u kujdesur për flokët e tij dhe ka qenë në një sallon të njohur në kryeqytet.

Interesante në këtë mes është se edhe ish e dashura e tij, Jurgena ka qenë në të njëjtin sallon dhe në të njëjtën kohë me Luizin. Fotografitë e mëposhtme me të dhëna të njëjta e vërtetojnë këtë. 

Ky lajm po qarkullon në mediat rozë, nuk dihet nëse ata kanë qenë vërtetë në të njëjtin ambient, por kanë lindur dyshime. Vetë Luizi nuk e ka komentuar këtë lajm që po qarkullon. 

Në lidhje me këtë ngjarje që shkaktoi jo pak trazira në rrjet, ka reaguar së fundmi vetë Jurgena në një prononcim për “Kryefjala.com”.

“Prania në të njëjtën parukeri me Luizin ka qenë rastësi, nuk jemi takuar”- është shprehur Jurgena, e cila duket se ka dashur të shmangë keqkuptimet.

revista.one/