Ç’po ndodh? Luizit i zhduket “tick-u” blu, këngëtari: Do e shihni suksesin tim…

Ç’po ndodh? Luizit i zhduket “tick-u” blu, këngëtari: Do e shihni suksesin tim…

September 6, 2023 0

Mbrëmjen e kaluar Luiz Ejlli ka ndarë me fansat lajmin se i ka ikur “tick-u” blu. Në një video të publikuar në InstaStory, ai u shpreh për fansat:

Më iku “tick-u” blu, kështu që nuk e di se çfarë po ndodh. Më thanë që ka ikur dhe do kthehet prapë por gjithsesi, Instagrami nuk do të më njohë, rëndësi ka që më njihni ju. Sa herë të më pyesin përse nuk e kam tick-un blu, do vij tek kjo pishina se ka ngjyrën blu dhe e kam edhe tick-un blu, kështu që mos u bëni merak.

Në një tjetër postim, këngëtari i njohur ka shkruar:

“Unë përsëri ju uroj të gjithëve një jetë sa më të gjatë që të keni mundësi të shihni suksesin tim. Me “tick” blu pa “tick” blu, me Instagram pa Instagram, këtu më keni”.

Para disa ditësh Luizi dhe Elvis Pupa kanë treguar për ndjekësit se kanë një surprizë për ta që ende nuk e kanë zbuluar. E mesa duket surpriza e tyre është bashkëpunimi muzikor, projekt për të cilin Luizi ka folur shpesh këto ditë. Këtë e ka treguar vetë Elvisi me anë të një Instastory, ku ka postuar një foto, ku duket ai gjatë një videoklipi kënge dhe ka etiketuar Luizin.

Ndërkohë Luiz Ejlli me anë të një video tregoi për shkak të disa procedurave të YouTube, duhen edhe të paktën 48 orë që kënga të jetë në këtë platformë.

revista.one/