Ç’po ndodh në Për’puthen? Erioni refuzon Mikelën dhe largohet nga studio
March 3, 2022Mikela i kërkoi një kërcim Erionit ditën në të cilën po transmetohet takimi i tij me Rrushen.
Kjo solli reagim në studion e Për’puthen sidomos të Rrushes e cila vazhdimisht thoshte ‘jo’ pas kërkesës së Mikelës.
Erioni nuk pranon të kërcejë me Mikelën pasi momenti që ajo kishte zgjedhur ta kërkonte nuk ishte i duhuri.
“E dua këtë kërcim jo tani”, tha Erioni i cili dukej shumë i mërzitur nga kjo situatë.
Të dyja vajzat po flisnin njëkohësisht dhe në një moment ai ngrihet nga karrigia duke u larguar nga studioja.
Treshja Rrushja-Erion-Mikela kanë pasur gjithmonë debate.
Bdërkohë, Rrushja ndjehet e zhgënjyer nga Erioni sepse sipas saj ai është i luhatshëm dhe nuk di të japë vendime. Kjo gjë ka ndikuar tek Rrushja e cila në takim është shumë e lumtur ndërsa në studio ndodh e kundërta.
“Sa herë vijmë këtu është një Erion komplet tjetër. Më duket se Mikela të ka trembur”, u shpreh Rrushja. më herët në emisionin e mbrëmshëm.
revista.one/