Dafina Zeqiri dhe Capital T tërhiqen nga pjesëmarrja në koncertin me Bregoviç, ndërsa Lorik Cana bashkohet me Kuqezinjtë

Dafina Zeqiri dhe Capital T tërhiqen nga pjesëmarrja në koncertin me Bregoviç, ndërsa Lorik Cana bashkohet me Kuqezinjtë

August 7, 2021 0

Dafina Zeqiri ka lajmëruar se ka anuluar pjesëmarrjen për të performuar në “Festën e Birrës” në Korçë.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet ajo së fundmi përmes një postimi të MTV Kosova të rishpërndarë në InstaStory.

Aty citohet se këngëtarja Zeqiri me të marrë vesh se Bregoviq do të ngjitej në skenën e Festës së Birrës në Korç, e kishte anuluar pjesëmarrjen e saj.

Ajo ka vënë edhe një emoji pranë postimit, në të cilin shkruhet “E anuluar”.

Ndërkohë një gjest të tillë e ka bërë edhe kolegu i saj, reperi i njohur shqiptar Capital T, i cili ishte prenotuar për të bërë hapjen e festivalit në natën e parë.

Capital T, i cili nëpërmjet një njoftimi për fansat e tij, ka treguar se ishte i ftuar për të bërë hapjen e eventit, por me lajmin e ardhjes së Goran Bregovic-it aty, është detyruar që të anulojë performancën e tij.

E ndjeva të rrugës që të reagoja për eventin e festës së birrës në Korçë për faktin se unë isha i ftuar për të bërë hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur që të jem aty, afër njerëzve që e duan muzikën time edhe e duan prezencën time aty, por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic, prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova që të anuloja performancën time. Iu kërkoj falje të gjithëve!
I bëj thirrje bashkisë së Korçës, absolutisht që të anulojë prezencën e tij në Shqipëri për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur edhe nuk i takon asaj si institucion shtetëror që të sjellë një artist serb këtu në Shqipëri”, është shprehur Capital T.

Edhe tifozat kuq e zi, përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook kërkuan nga Bashkia e Korçës që të tërhiqet nga axhenda e planifikuar për festivalin e birrës.

Reagimin e tyre e ka shpërndarë në story edhe Lorik Cana, i cili bie dakord me fjalët e tifozëve dhe është PRO bojkotit të koncertit të artistit serb.

“Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës.Kjo është thirrja e fundit”, shkruajnë ndër të tjera tifozët kuqezi.

Reagimin e tifozëvr e ka shpërndarë edhe këngëtarja Fifi.

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, i ka bërë thirrje Bashkisë së Korçës që ta tërheqin Bregoviqin nga festivali i ‘Festës së Birrës’.

Ajo përmes një shkrimi të ndarë në InstaStory ka kujtuar masakrat dhe të gjitha padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve dhe se për këtë një artist i tillë nuk duhet të jetë pjesë e atij evenimenti.

 Ajo ka shpërndarë edhe reagimin e klubit zyrtar të tifozëve të Kombëtares Shqiptare, të cilët kërkuan me çdo kusht që ta ndalin këtë organizim.

“Po besoj se do të jetë shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse ai këndon në Korçë. Gjatë gjithë luftës në Kosovë çetnikët janë ushqyer me këngët e këtij dhe kanë bërë masakra me vëllëzërit, motrat, fëmijët, nënat dhe pleqtë kosovarë”., ëshrë shprehur Fifi.

Ndërkohë, kjo është edhe arsyeja pse ka nisur së fundmi një peticion online në Change.org, ku kërkohet nga shqiptarët që të nënshkruajnë në emër të një thirrje kolektive që të anulohet pjesëmarrja e Bregoviqit në Festën e Birrës në Korçë.

Sipas rregullave ligjore, duhet të jenë mbi 10 mijë nënshkrime që Qeveria apo Bashkia të marrë parasysh kërkesën, ndërkohë limiti startues është 500 – numër ky që mund të rritet në rast se numri i atyre që nënshkruajnë sa vjen e bëhet më i madh.

Ndërkohë një tjetër faqe e quajtur Korçe Report në Facebook, e cila jep njoftimet më të fundit të këtij qyteti, ka njoftuar se këtë të diel do të organizohet edhe një protestë paqësore në Korçë, me kërkesën ndaj organizatorëve që ta largojnë Goran Bregoviqin nga lista e artistëve pjesëmarrës në Festën e Birrës.

revista.one/