Dalin pamjet nga darka private/ Floriana “çmend” Brunon me veshjen e saj: Ku po shkon kështu…?

Dalin pamjet nga darka private/ Floriana “çmend” Brunon me veshjen e saj: Ku po shkon kështu…?

April 24, 2022 0

Florjana zgjodhi t’i bënte Brunos një lojë që e acaroi jo pak.

E veshur në mënyrë ekstravagante, ajo shkoi në restorantin ku Bruno po e priste për të darkuar. Menjëherë, ish-konkurrenti i “Për’puthen” filloi ta pyeste për dekoltenë e hapur.

“Ku po shkon me c*ca jashtë?”- e pyet ai, ndërsa Ana iu përgjigj se “do të bëj një set fotografik”.

Bukuroshja vazhdoi të aktronte teksa kamerat filmonin momentin, por Bruno e kuptoi se gjithçka ishte një lojë.

Çifti doli një muaj më para nga “Për’puthen”, për të vazhduar marrëdhënien e tyre jashtë programit.

Në një mujorin e lidhjes dhe largimit të tyre nga emisioni i dashurisë, Bruno ndau një foto me të dashurën e tyre duke e ‘uruar’ publikisht.

Ndonëse kanë dalë nga programi i famshëm çifti ka treguar në intervista se nuk ka ndërmend të marrë hapa të mëdha në lidhjen e tyre, duke thënë se duan t’i marrin hapat me ngadalë. Madje, ata janë të kursyer edhe në rrjetet sociale ku nuk postojnë shumë foto së bashku.