Dance Albania/ Ramushi ndjek provat e kërcimit të Anitës, shkëmbejnë puthje

Dance Albania/ Ramushi ndjek provat e kërcimit të Anitës, shkëmbejnë puthje

October 25, 2022 0

Anita Haradinaj ka pasur një spektator të veçantë gjatë provave në Dance Albania. Bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte në TV Klan për ta ndjekur teksa kërcente. Pasi e shijoi performancën e gruas së tij, mes çiftit Haradinaj u shkëmbyen disa përqafime dhe puthje.

Gjatë bashkëbisedimit, ish-kryeministri i Kosovës nuk ngurroi ta shprehte vlerësimin e lartë për bashkëshorten e tij.

“Shumë e mirë je, shumë e guximshme. Kjo për mua është krejt ndryshe!”, është shprehur ai mes tjerash.

Anita Haradinaj në këtë sfidë kërcimi ndodhet larg shtëpisë dhe fëmijëve dhe nuk i ka mbajtur dot emocionet teksa është shprehur për ta.

revista.one/