“Dancing”/ Elhaida Dani konfirmon lidhjen e dashurisë me balerinin

“Dancing”/ Elhaida Dani konfirmon lidhjen e dashurisë me balerinin

December 24, 2022 0

Dy konkurrentët e forte në “Dancing with the stars”, këngëtarja Elhaida Dani dhe balerini Lediani janë në një lidhje mes tyre. Gjatë kërcimit të dytë në natën gjysmëfinale, Elhaida dhe Lediani kanë shkëmbyer puthje mes tyre.

“Tani i parë me Ledianin ishte vërtetë shumë emocionues, po dridhesha”, thotë Elhaida në një video dy minutëshe ku jane fiksuar momente nga provat mes tyre, por ku nuk mungonin përqafimet dhe puthjet e dy të dashuruarve.

“Dridhjeve” të Elhaidës, Lediani i përgjigjej duke i premtuar se do t’ia hiqte ai emocionet. 

Pasi konfirmuan lidhjen me një puthje, Elhaida tha se do ta marrë edhe Ledianin në Itali që të punojnë e jetojnë së bashku.

Ndërkohë ndjekësit kanë vënë re se Lediani ka patur një unazë në gisht në fillimet e programit. Balerini ka qenë i fejuar prej disa vitesh me një bjonde mjaft simpatike të quajtur Ditjona Bora.

Tashmë, ndjekësit po shkruajnë në rrjet se gjatë programit, Lediani ka qenë ende i fejuar e vetëm mbrëmë, ai pranoi lidhjen e tij të dashurisë me Elhaidën.

revista.one/