“Dancing With Big Brother”, shpallen dy çiftet finaliste

“Dancing With Big Brother”, shpallen dy çiftet finaliste

March 4, 2023 0

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip” është realizuar “Dancing With Big Brother”. Siç e keni parë gjatë javës banorët janë ndarë në çifte dhe kanë bërë prova që të realizojnë në mënyrën më të shkëlqyer kërcimin e tyre.

Në garën e sotme, ato që kanë triumfuar dhe do të përballen në “finale” janë Luizi dhe Dea dhe Shpati dhe Olta. Të dyja këto çifte do të konkurrojnë kokë më kokë mbrëmjen e nesërme.

Olta u përzgjodh rastësisht nga Shpati që ata të performonin bashkë për “Dancing With Big Brother”. Teksa sot do zhvillohet gjysmë finalja, Olta dhe Shpati kanë bërë prova disa herë gjatë ditës.

Kjo e fundit u shpreh e kënaqur për angazhimin e Shpatit në këtë sfidë. Olta tha se sa herë ajo i thotë Shpatit që të bëjnë prova, ai është gjithmonë gati dhe nuk thotë asnjëherë jo.

Dea nga ana tjetër u shpreh se Shpati është djalë i fuqishëm. Ajo tha se kur ka padjeshka gjatë kërcimit, ai të ngre pa problem dhe se nuk e ndjen fare gravitetin e tokës.

Çifti që do të fitojë do përfitojë një avantazh në lojë, i cili do bëhet me dije nga moderatorja Arbana Osmani të shtunën mbrëma.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim me padurim për të parë cili do të fitojë. Më shumë edhe çfarë avantazhi do t’i jepet, që mund të ndryshojë shumëçka në lojë.