Dasëm në Big Brother VIP, Donald dhe Beatrix shkëmbejnë puthje në ceremoninë e improvizuar

Dasëm në Big Brother VIP, Donald dhe Beatrix shkëmbejnë puthje në ceremoninë e improvizuar

December 3, 2021 0

Donald dhe Beatrix mund të quhen zyrtarisht çift. Ata u puthën në ‘dasmën jugore’.

Banorët e tjerë i përgëzuan dhe i uruan.

Aktori pranoi gjatë spektaklit se po bën atë që do dhe ajo që do është kjo!

Pas spektaklit të së martës ata kanë qëndruar bashkë dhe tashmë nuk ka më dyshime për ndjenjat e tyre. Beatrix ka thënë se kishte shumë frikë të fliste dhe zgjodhi të mos thonte asgjë.

“Kisha shumë frikë të flisja, nuk e ke idenë. Se thoja me veten, o Zot i Madh, më mirë mos thuaj gjë. Shumë frikë, s’e ke idenë”, i tha ajo Donaldit.

Ndërkohë që ajo e quante gjithë këtë që po ndodh të frikshme, Donaldi ka thënë se është në fakt e bukur.

“Kur them e frikshme… po aq e frikshme, po aq e bukur”, u përgjigj Beatrix.

Ky afrimitet i tyre nuk është pritur mirë nga të gjithë ndjekësit, që prisnin ta shihnin atë me Bora Zemanin pas daljes nga Big Brother Vip. Por gjërat tashmë kanë ndryshuar dhe Donaldi po shfaqet shumë i dhënë pas Beatrixës dhe ajo pas tij.

revista.one/