Spotify publikon statistikat vjetore: Ja si renditen Dua Bebe, Rita dhe artistët e tjerë shqiptarë

Spotify publikon statistikat vjetore: Ja si renditen Dua Bebe, Rita dhe artistët e tjerë shqiptarë

December 2, 2021 0

Artistët britanikë u përfaqësuan mirë në listat e fundvitit të Spotify, me odisenë disko-pop të Dua Lipës Future Nostalgia që u bë albumi i dytë më i luajtur i Spotify, pas Sour të Olivia Rodrigo.

Earworm Bad Habits i Ed Sheeran – i krijuar posaçërisht për të përcjellë një verë të lehtësimit të karantinës- ishte kënga e tretë më e madhe e Spotify në 2021.

Bebe Rexha, ylli nga Dibra ka publikuar statistikat e platformës Spotify për atë se sa herë është dëgjuar dhe në sa vende të botës.

Në bazë të asaj që ka shpërndarë në Instagram, është dëgjuar 953.1 milionë herë nga 90.5 milionë njerëz e po ashtu në 178 vende të ndryshme të botës.

Ndërkaq, orët e shpenzuara nga këta dëgjues për këngët e artistes shqiptare janë plot 44.9 milionë orë.

Kjo duket ta ketë gëzuar pafund artisten, e cila bëri një reagim në Instagram duke falënderuar fansat.

“Faleminderit shumë që më keni përkrahur. Dhe për të gjithë fansat që më kanë ndjekur në këtë rrugëtim. E bekuar”, ka thënë Rexha.

Rita Ora sivjet u dëgjua mbi 507.8 milionë njerëz nga plot 60.1 milionë dëgjues në mbarë botën.

Ata vijnë nga 178 vende të ndryshme, ndërsa numri i orëve të shpenzuara në projektet e saj është 24. 5 milionë.

“Faleminderit që më keni dëgjuar. Jam shumë falënderuese për secilin prej jush”, ka thënë Ora.

Ndërkohë, disa prej artistëve shqiptare kanë ndarë së fundmi përmes rrjeteve sociale sukseset që kanë arritur në Spotify gjatë 2022.

Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Butrint Imeri dhe Bardhi kanë publikuar shifrat e këtij viti, për të cilat janë njëkohësisht shumë të lumtur.

Dafina Zeqiri ka arritur një milion dëgjues në 160 shtete të ndryshme të botës, Ardian Bujupi ka kaluar shifrën e 5.2 milionë dëgjime në plot 172 vende, Butrint Imeri me 1.8 milion dëgjues në 165 vende dhe Bardhi ka grumbulluar 689.9 mijë dëgjues në 136 vende.

“Veç akoma nuk ka përfunduar 2021”, “2021”, “Faleminderit, e vlerësoj. Ju dua”, kanë qenë disa prej reagimeve. revista.one/