Dasëm në shtator, martohet Luana Vjollca me Krenar Çoçajn

Dasëm në shtator, martohet Luana Vjollca me Krenar Çoçajn

May 1, 2021 0

Do te kemi dasem ne shtator, martohet Luana ne Krenarin! Nëse 29-vjetori e gjeti Luanën beqare, pasi në atë kohë ishte e ndarë nga Krenari, duket se 30-vjetori do ta gjejë me status të ndryshuar.

Bëhet me dije se showgirli dhe menaxheri i VIP-ave janë duke organizuar dasmën e tyre pikërisht në shtator. Pasi të lënë pas një sezon të ngarkuar me projekte dhe shfaqje, ajo dhe Krenari do ti thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni tejet intime, duke mos preferuar që të kenë shumë të ftuar në ditën e tyre më të rëndësishme.

Qëkur lidhja e tyre u bë formale ata kanë jetuar mes Tiranës dhe Prishtinës. Duhet gjetur pak kohë mes shumë angazhimeve për të qëndruar pranë njëri-tjetrit. Ndaj duket se edhe kësaj largësie, që shpesh është bërë motiv për ndarjen tashmë do t’i vijë fundi.

Duke njohur natyrën diskrete të Luanës, vështirë se ajo do të pranojë të ndajë detaje me fansat e shumta që ka. Ndaj ne nuk na pretet gjë tjetër veçse të presim shtatorin, për të parë si do te jete dasma.

Moderatorja mbylli një sezon të suksesshëm të “Shiko kush Luan”. Tashmë po i kushton më shumë vëmendje planeve të tjera. Ashtu si vetë ajo na ka zbuluar me copëza nga postimet në rrjetet sociale, ajo po punon për këngën e saj të radhës.

Ditë të arta Luana po shijon edhe në jetën e saj private. Prej vitesh në një marrëdhënie me Krenar Çoçajn, dyshja duket se më në fund ka gjetur gjuhën drejt martesës.

Shpesh ata janë përfolur për një ndarje, duke qenë një nga çiftet me statusin më të ndryshueshëm. Largësia dhe disi xhelozia ka bërë që Luana dhe Krenari shpesh të kalojnë kohë edhe të ndarë.

revista.one/