“Të bashkohemi me Shqipërinë, nëse Kosovës i pamundësohet anëtarësimi në OKB”

“Të bashkohemi me Shqipërinë, nëse Kosovës i pamundësohet anëtarësimi në OKB”

May 1, 2021 0

Haradinaj ka thënë se nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB dhe NATO, duhet të bashkohemi me Shqipërinë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sërish ka përmendur bashkimin kombëtar

Këto komente Haradinaj i dha gjatë manifestimit qendror në Verrat e Llukës së Deçanit, ku u bë pajtimi i gjaqeve 22 vite më parë.

“Një vend të rëndësishëm në këto lëvizje për liri dhe çlirim e kanë ata që e kuptuan rëndësinë e pajtimit ndër Shqiptar.

Ne atë kohë e mundëm një armik atë që kishim mes nesh vëllavrasjen. Por së shpejti duhet të përballeshim me një regjim vrastar të Millosheviqit. Kurrë në jetë shqiptarët nuk kanë qenë më afër një organizmi të sigurisë, si NATO. Shqipëria është NATO e ne jemi afër NATOS, edhe Kosova duhet të jetë në NATO. Nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, anëtarësimi në NATO, ne duhet të bashkohemi me Shqipërinë”, tha ai

Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe kryetari i Komunës sëDeçanit, Bashkim Ramosaj. Ai tha se dita e pajtimit të gjaqeve është ngjarja më madhështore që i ka ndodhur kombit tonë.

“Çdo komb gjatë rrugëtimit tij, në udhëkryqet e tij i ka gjestet më të mëdha historike. E ka përcaktimin që bënë një ngjarje madhështore në vitet e 90-ta. Unë besoj dhe vlerësoj që është ngjarja më madhështore që i ka ndodh kombit tonë”, tha ai

Hava Rushiti, e cila kishte marrë pjesë në pajtimin e gjaqeve 22 vite më parë, tha se vetëm emri Verrat e Llukës e bën krenare.

“Te nderuar gjeneral, ushtarë të gjithë ishin atë kohë ushtarë në vete tek Verrat e Llukës. Ju garantoj qe ndjenja e parë qe më zgjon emri Verat e Llukës është krenaria për disiplinën, për guximin dhe pastaj për faljen e gjaqeve. Që të gjithë ishin aq burra për ta bërë këtë akt aq të madh”, tha ajo. /Telegrafi/