Dashuria e parë në Big Brother VIP, Fifi dhe Graniti flenë të kapur për dore

Dashuria e parë në Big Brother VIP, Fifi dhe Graniti flenë të kapur për dore

October 10, 2021 0

Në Big Brother VIP kanë lindur miqësitë e para brenda shtëpisë, ku një afrimitet më i madh së fundmi është parë mes këngëtares, Filloreta Raçi e njohur si Fifi dhe Granit Canës.

Natën e spektaklit, të premten, u shfaq një video për dyshen, tani ata po shfaqen edhe më të afërt bashkë.

Mbrëmë (të shtunën), ndonëse kanë shtretërit afër, Fifi dhe Graniti gjatë natës i kanë mbajtur dorën njëri-tjetrit.

Ndërkohë që shumica e banorëve janë në gjumë, Ffi dhe Graniti filmohen duke biseduar teksa një moment i zgjasin edhe duart njëri-tjetrit.

Teksa diskutonin dhe përqafonin duart e njëri-tjetrit, Fifi dhe Graniti fikën qëllimisht mikrofonat dhe si pasojë ende nuk dihet së çfarë kanë komunikuar.

Këtë moment tentoi ta ‘’ndezë’’ edhe Arjola e cila sapo kuptoi situatën i dërgoi të rinjve një qiri të ndezur për të shtuar romancën mes tyre.

‘’Unë jam pajtuesja e gjaqeve’’,-  tha Arjola teksa afrohej.

’Kush tha që jemi grindur?!”, – i përgjigjet Ffi.

Afrimiteti mes dy të rinjve ka tërhequr vëmendjen e banorëve brenda shtëpisë të cilët shpesh herë nuk janë kursyer me batuta drejtuar tyre.

revista.one/