Falin namazin brenda në shtëpinë e Big Brother, ja dy personazhet besimtarë të devotshëm

Falin namazin brenda në shtëpinë e Big Brother, ja dy personazhet besimtarë të devotshëm

October 10, 2021 0

Edhd brenda në Big Brother falet namazi. Mbrëmjen e së premtes, kur edhe u mbajt spektakli BB VIP u publikuan shumë momente përmbledhëse të javës. Publiku njohu veset dhe ritualet e ndryshme të personazheve VIP.

Në sy ra sidomos fakti që dy prej tyre, përkatësisht këngëtarin Sabiani dhe shkrimtarin Elhaid Cufi, ishin të kujdesshëm ndaj riteve fetare.

Ata janë kapur nga kamerat e shtëpisë duke falur namaz të premten, me ç’rast edhe kanë zbuluar se janë myslimanë të devotshëm.

Tema e fesë nuk ka kaluar pa u komentuar tek banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Aktorja Monika Lubonja në një bisedë të zakonshme me Elhaidin, i drejtoi atij pyetjen rreth riteve fetare në Shkodër dhe martesave mes dy pjesëtarëve të feve të kundërta.

Ky i fundit, tregoi se në qytetin e tij gjërat kanë ndryshuar shumë viteve të fundit, dhe njihen tashmë si qytet me tolerancë të madhe ndërfetare. revista.one/