Dea, Tea apo Olta, cila lë shtëpinë, sipas Luizit?

Dea, Tea apo Olta, cila lë shtëpinë, sipas Luizit?

February 11, 2023 0

Një debat ka ndodhur mes Luizin dhe Teas. Kjo e fundit i tha Luizit se reagimi i tij ndaj Deas kur u largua Efi, ishte kërcënues. Ajo u shpreh se e njejta situatë ishte dhe kur Kiara e dërgoi atë në nominim, por ajo nuk reagoi si ai. Luizi i tha Teas, se situata ishte ndryshe, pasi  ai ishte midis dy zjarreve, Kiarës dhe Efit. Ai shprehet se për të Efi u bë një motër.

Për Luizin, Dea Mishel është mosmirënjohëse. Në një bisedë me banorët, ai shprehet se Dea nuk është lojtare e fortë. Për të, Dea do të nxjerrë Oltën fajtore në sy të banorëve të tjerë. Olta tha se ishte një lëvizje shumë e dobët nga ana e Deas.

“Dea duhet të dalë sepse ka shfrytëzuar Amosin dhe nuk ka qenë e sinqertë,”-u shpreh Luizi.

Këngëtari u ndal edhe tek “armikja” e tij brenda shtëpisë duke u shprehur se loja e saj tashmë ka përfunduar.

“Olta duhet të dalë sepse nuk ka lënë gjë pa bërë, pa marrë në qafë njerëzit. Ka prerë në besë shumë. Tani nuk ka çfarë të bëjë më. I doli boja. Tani askush nuk manipulohet dot prej saj,”-u shpreh Ejlli.

Ndërsa tek Tea ai nuk u ndal gjatë duke përsëritur vetëm fjalët e saj: “Tea duhet të dalë sepse ka thënë vetë që nuk dua të luaj më.”

revista.one/