Debate të forta në Për’puthen/ U ulën për tu sqaruar, Mikela ngrihet nga takimi me Ritvanën

Debate të forta në Për’puthen/ U ulën për tu sqaruar, Mikela ngrihet nga takimi me Ritvanën

May 19, 2022 0

Mikela dhe Ritvana dikur ishin shoqe shumë të mira, por sot gjithçka ka ndryshuar në marrëdhënien e tyre. Gjithçka ka nisur me pëlqimin që të vajzat kishin për Erionin, ndërsa sot të dyja ish-konkurrentet e Për’puthen u rikthyen për të sqaruar gjithçka.

Para disa kohësh Ritvana me anë të një videoje për Mikelën ku tregonte një armëpushim midis tyre, pavarësisht se gjërat nuk qenkan mbyllur me aq.

Vajzat u ulën për të diskutuar, por pak çaste më pas Mikela u ngrit nga karrigia, duke folur me tone të larta zëri.

Mikela tha se Ritvana e ka ofenduar në rrjete sociale dhe i ka shkruajtur vazhdimisht Erionit për të, ndërsa këtë gjë nuk ia toleron.

Kundërpërgjigja erdhi edhe nga Ritvana e cila e akuzon Mikelën se ka njollosur emrin e saj me komente në vende të ndryshme.

Kjo situatë krijoi shumë debate në studio, ndërsa ish-konkurrentet shprehen se kjo nuk ka qenë një shoqëri e vërtetë.

Një ndër situatat që u përmend sërish në këtë rikthim të Ritvanës,  ishte akuza që Argjendi hodhi për të. Ai e ka akuzuar se kanë pasur diçka më tepër jashtë programit, por këto pretendime u hodhën plotësisht poshtë nga Ritvana.

Pavarësisht se ka pasur takime me Argjendin, ajo shprehet se pas situatave i ka ndërprerë plotësisht marrëdhëniet.

“Nëse do të kishte ndodhur gjë me Argjendin do ta kisha pranuar. Ishte shpifje. Doja ta çoja deri në gjyq”, tha Ritvana.

Ajo nuk e kaluar akoma këtë situatë, ndërsa shprehet se kjo është mbyllur për momentin për shkak të mamasë së saj. Ata kanë hedhur vazhdimisht kunja për njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke lënë të nënkuptohet se është një çështje e hapur.