Debati me Heidin, nisin ofendime mes Romeos dhe Meritonit: Ik ore…

Debati me Heidin, nisin ofendime mes Romeos dhe Meritonit: Ik ore…

March 15, 2024 0

Një nga diskutimet e fundit mes banorëve në Shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” përfshin Meritonin dhe Heidin. Meritoni e këshillonte Heidin që të mos merrte gjërat vetëm personalisht dhe të mendonte për lojën.

Teksa Meritoni i fliste Heidit në dhomën e gjumit, ai theksoi rëndësinë e qëndrimit të ftohtë dhe të sinqertë në lojë, por biseda tyre u ndërpre papritur kur ai u thirr në dhomën e rrëfimit.

Momenti i ndërprerjes ishte gjithçka që i duhej Romesos për të filluar një sërë ofendimesh ndaj Meritonit. “Ik or ik se i lodhe njerëzit, të morën në dhomën e rrëfimit, po ik”, bërtiste ai, duke e quajtur Meritonin “një mushkë”.

Heidi, nga ana e saj, dukej se pranonte këshillat e Meritonit, duke u shprehur se ajo është e ftohtë dhe e sinqertë në atë pjesë të lojës. Por situata u tensionua kur Meritoni dhe Romeo filluan të ndërronin fjalë të ashpra. “O dallëndyshe,” thirri Meritoni. “O mendjemadh! Ik o gomar. Ti je mushkë as gomar nuk je”, u përgjigj ashpër Romeo.

Pjesë nga biseda

Meritoni:Heidi shikoji ftohtë gjërat.

Heidi: Jam e ftohtë unë.

Meritoni: Mos i merrni gjërat vetëm personalisht, mendoji në kuadër të lojës të gjitha gjërat. Ji e sinqertë të lutem.

Heidi: Jam e sinqertë në këtë pjesë o Meriton.

Meritoni: Shihi ftohtë gjërat.

Romeo: Ik or ik se i lodhe njerëzit, të morën në dhomën e rrëfimit, po ik.

Meritoni: O dallëndyshe.

Romeo: Ik se i lodhe njerëzit.

Meritoni: O mendjemadh!

Romeo: Ik o gomar. Ti je mushkë as gomar nuk je.

revista.one/