Debati për videon me Mevlanin, Antonela kapet keq me Shqipen, i shkon tek fytyra

Debati për videon me Mevlanin, Antonela kapet keq me Shqipen, i shkon tek fytyra

May 29, 2021 0

Antonela u përplas me Shqipen gjatë debatit dje ne Per’puthen, duke u ngritur në këmbë dhe i bërtiste tek fytyra.

Në festën e “Përputhen”, Mevlani kishte kënduar bashkë me Antonelën, gjë që kishte bërë Ledjanën ta bllokonte në të gjitha rrjetet sociale.

Kjo video e transmetuar në program, u diskutua edhe mes konkurrentëve në studio, ku nuk mungoi reagimi i Shqipes. Ajo tha se videoja ishte tallëse dhe mirë ka vepruar Ledjana, ngase nëse do ishte në vendin e saj do ishte ndjerë njësoj.

Teksa po diskutonte me Mevlanin lidhur me atë video, Antonela ngritet në këmbë dhe shkon drejt Shqipes.

“Kujdes, jam unë pjesë e videos. Nëse ke diçka me mua, drejtohu te unë. Nuk të lejoj të më thuash që është tallëse. Unë kam të drejtën të bëj çfarë të dua”, u shpreh ajo.

Në anën tjetër, Shqipja i thotë se është opinioni i saj dhe ka të drejtë ta shpreh atë, andaj nuk ka se si të tallet me dikë tjetër.

“Nuk je askushi të më gjykosh mua. Nuk është as bullizim as tallje. Për mua ishte bukur, u kënaqa o Zot edhe pranë Mevlanit u kënaqa”, përfundon Antonela.