Del “Sekreti” i Ronela Hajatit, videoklipi i Shqipërisë në Eurovision ka edhe pjesë anglisht
March 4, 2022“‘Eurovision 2022” do të zhvillohet në “Pala Olimpico Arena”, në Torino, më datë 10, 12 dhe 14 maj. Shqipëria do të prezantohet me këngën “Sekret” nga Ronela Hajati.
Këngën e kishim dëgjuar në versionin shqip, ndërsa në videoklipin e publikuar sot, kishte dhe pjesë në anglisht duke qenë se ky është rezultati final që do të performohet në skenën e madhe.
Fotot në Instagram të publikuara nga vetë Ronela, sigurisht na kishin ngjallur kuriozitet për shkak të look-ut aspak të zakonshëm.
Çdo element i videoklipit, ishte i bazuar në mitologji ndërsa Ronela quhej Vjosa, si lumi i fundit I egër i Evropës. Regjia e videoklipit nga Ledion Liço ka qenë e realizuar në perfeksion në çdo detaj të mundshëm.
Këngëtarja ka bashkëpunuar për performancën me koreografen Klaudia Pepa, për kostumografinë me Niko Komanin, ndërsa pjesë e videoklipit ishte dhe Florian Agalliu. revista.one/